Vrasja e Liridona Ademajt – Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove, Elezi zbulon pistat e reja

Elezi

Elezi

Zhdukja e një vajze në Suedi, dhe humbja e 300 mijë eurove, janë dy pistat e reja që ka zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli.

Elezi u shpreh se fillimisht ka pasur disa pista, një pjesë e të cilave janë rrëzuar me kalimin e ditëve.

Ai bëri me dije se ekzistojnë dyshime se Liridona ka pasur informacione në lidhje me zhdukjen e një vajzë në Suedi, informacion ky që mund të ketë çuar në vrasjen e saj.

Po ashtu, Elezi theksoi se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën. Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por me kohën disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme, Ajo që ne kemi kuptuar motivet na çojnë drejt asaj se Liridona mund të kushte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj.

Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte  e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi  që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte.

Pas vizitës së babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

30-vjeçarja Liridona Murseli u vra më 29 nëntor, derisa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Për ngjarjen tragjike janë arrestuar katër persona, një prej të cilëve dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.