Vrasja e Liridona Murselit, Shala: Zanafilla që në Suedi. Bashkëshorti rrezikon minimalisht 10 vjet burg deri dënim kapital
Vrasja e 30-vjeçares, Liridona Ademaj ka nxitur reagime si në Kosovë edhe në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se sipas tij përfundimi i trishtë mund ta ketë pasur zanafillën në Suedi.
Ndaj ai shton se bashkëhetimet me shtetin suedez mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
“Mund të kemi informacione relavante nga hetimet nga shteti suedez për të zbardhur të gjithë ngjarjen që ndoshta e ka pasur zanafillën që në Suedi ndërsa në Kosovë është bërë ekzekutimi i ngjarjes makabre”u shpreh ai.
Shala tha se bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli rrezikon minimalisht 10 vjet burg deri dënim kapital.
“Naimi, organizatori si edhe të përfshirët në këtë vepër kriminale mund të dënohet minimalisht 10 vjet deri në burgim të përjetshëm”, tha ai.
Gjykata e Prishtinës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Naim Murselin.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë, teksa ishte në makinë me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e tyre. Ngjarja u raportua nga Naim Murseli si grabitje, por më pas hetuesit zbuluan përfshirjen e tij.