Categories: LajmeTelevizion

Vrasja e Liridona Murselit, Shala: Zanafilla që në Suedi. Bashkëshorti rrezikon minimalisht 10 vjet burg deri dënim kapital

Vrasja e 30-vjeçares, Liridona Ademaj ka nxitur reagime si në Kosovë edhe në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se sipas tij përfundimi i trishtë mund ta ketë pasur zanafillën në Suedi.

Ndaj ai shton se bashkëhetimet me shtetin suedez mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Mund të kemi informacione relavante nga hetimet nga shteti suedez për të zbardhur të gjithë ngjarjen që ndoshta e ka pasur zanafillën që në Suedi ndërsa në Kosovë është bërë ekzekutimi i ngjarjes makabre”u shpreh ai.

 Shala tha se bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli rrezikon minimalisht 10 vjet burg deri dënim kapital.

“Naimi, organizatori  si edhe të përfshirët në këtë vepër kriminale mund të dënohet minimalisht 10 vjet deri në burgim të përjetshëm”, tha ai.

Gjykata e Prishtinës  ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Naim Murselin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë, teksa ishte në makinë me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e tyre. Ngjarja u raportua nga Naim Murseli si grabitje, por më pas hetuesit zbuluan përfshirjen e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.