Categories: LajmeKronikë

Vrasja e Nikulajt, hesht portugezi / Saraiva: S’kam lidhje me krimin, me Edmond Haxhinë do mbillnim drogë në Shqipëri

 I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit 2023, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Paraditen e 17 janarit, 28-vjeçari u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.Gjatë bisedës më portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit. Sipas burimeve hetuesit i kanë drejtuar një sërë pyetjesh portugezit Ruben Saraiva, që kanë të bëjnë me hetimin e kësaj çështje.Ndër të tjera ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë (dyshohet organizatori i atentatit), ku krahas pranisë së tij me pushime në Shqipëri ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin lëndë narkotike.

Ndërkohë me kërkese të avokatit mbrojtës të caktuar nga Gjykata për të ruajtur sigurinë e shtetasit Portugez, Ruben Saraiva është dërguar në burgun 313 në Tiranë, ku po qëndron në pritje për tu përballur me drejtësinë.Hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj vijojnë nga Prokuroria e Lezhës e cila është në pritje të vendimit për ekstradimin e 3 shtetasve Britanik dhe porositësit të dyshuar të kësaj vrasje shtetasit Edmond Haxhia.Seanca gjyqësore në Britani për personat e vënë nën akuzë nga drejtësia shqiptare, pritet të mbahet në muajin mars.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.