Vrasja e numrit 2 të Hamasit, rrezikohet konflikt rajonal, Izraeli: Në gatishmëri për sulme nga Libani

Ne gatishmeri per sulme nga Libani

Ne gatishmeri per sulme nga Libani

Izraeli ka bërë të ditur se pas vrasjes së numrit 2 të Hamasit ekziston rreziku se konflikti mund të përhapet edhe në rajon. Ndërsa ka shpjeguar se vendi ndodhet në gatishmëri për sulme që mund të vijnë nga Libani.

Sipas autoriteteve izraelite ky rrezik është bërë edhe më i dukshëm pas vrasjes së numrit 2 të Hamasit në kryeqytetin libanez.

Sa i përket vrasjes së Saleh al Arouri në Bejrut, Izraeli nuk ka dhënë detaje të mëtejshme por zëdhënësi i ushtrisë kundëradmiral Daniel Hagari tha se forcat e saj janë të përgatitura për çdo skenar.

Arouri, 57 vjeç, është lideri i parë i lartë politik i Hamasit që vritet që kur Izraeli filloi ofensivën e tij kundër grupit militant si përgjigje ndaj sulmit më 7 tetor.

Ndërkaq, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha sot se komuniteti ndërkombëtar duhet të “imponojë” një zgjidhje pasi dy palët “nuk do të arrijnë kurrë një marrëveshje”.

Nga ana tjetër, kreu i Hezbollahut – grupi militant që drejton zonën ku u vra Arouri – do të mbajë një fjalim ditën e sotme pasi paralajmëroi më herët për një “reagim të ashpër”; ndaj atentateve në Liban.

Sipas Hezbollahut vrasja e Arourit ishte një sulm serioz ndaj Libanit dhe një zhvillim i rrezikshëm në rrjedhën e luftës.

Anëtari politik i Hamasit, Hossam Badran tha se “ne i themi okupimit kriminal [Izraelit] se beteja mes nesh është e hapur”.

Vrasja është një tjetër shenjë se lufta gati tre-mujore po përhapet, duke tërhequr brenda saj Bregun Perëndimor të pushtuar, forcat e Hezbollahut në kufirin Liban-Izrael dhe madje edhe korsitë e anijeve në Detin e Kuq.

Hezbollahu i armatosur rëndë, një aleat i Hamasit, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin përgjatë kufirit jugor të Libanit pothuajse çdo ditë që kur filloi lufta e Gazës.

Ndërkohë, Izraeli ka intensifikuar bombardimet e tij në Gaza dhe u ka thënë civilëve të largohen nga kampi i refugjatëve Al Nusseirat.

Avionët izraelitë hodhën fletëpalosje në kamp duke urdhëruar njerëzit të largoheshin duke thënë: “Ju jeni në një zonë të rrezikshme luftimi. IDF po operon shumë në zonën tuaj të banimit.

“Për sigurinë tuaj, IDF ju bën thirrje që të evakuoni menjëherë këtë zonë dhe të largoheni drejt strehimoreve të njohura në Deir al Balah [perëndim]”.

Avionët luftarakë dhe tanket izraelite sulmuan gjithashtu kampin e refugjatëve al Bureij, megjithëse Hamasi pretendon se ka vrarë 10 ushtarë izraelitë dhe ka goditur pesë tanke.

Lufta u shkaktua nga një sulm ndërkufitar i Hamasit në qytetet izraelite më 7 tetor, gjatë të cilit Izraeli thotë se 1200 njerëz u vranë dhe u morën peng 240 persona.

Izraeli beson se 129 pengje mbeten ende dhe Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se sulmi i vazhdueshëm ka vrarë 22,313 palestinezë – 128 prej tyre në 24 orët e fundit, transmeton Sky News. 

Pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar, me 2.3 milionë banorët e saj që po përballen me një katastrofë humanitare duke lënë mijëra të varfër dhe të grumbulluar në zona në tkurrje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.