Categories: LajmePolitikë

Vrasja e policit në Kosovë/ Rama: Të thirret konferencë e jashtëzakonshme paqeje nën garancinë e BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në veri të Kosovës, ku një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga grupet kriminale. Në një postim në rrjetin social X (Twitter), Rama kërkon nga komuniteti euroatlantik që të ulë “pa kthim” Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut.

Sipas Ramës, nevojitet thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen dhe garancinë e BE dhe SHBA.

Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare shton se është domosdoshmëri marrja e masave me KFOR-in, për të mos lejuar përshkallëzimi e mëtejshëm të situatës.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme  me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, shkruan Rama.

Ngjarjen, kryeministri e konsideron si kambanë alarmi për rrezikun që kjo krizë të përshkallëzohet në një konflikt të armatosur.

Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është kambana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, thekson Rama.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (24 shtator) në Mitrovicë Veri, në hyrje të fshatit Banjskë ku persona të armatosur bllokuan rrugën me kamionë dhe më pas qëlluan me armë zjarri dhe granata dore në drejtim të policisë së Kosovës. Për pasojë, një efektiv humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Beogradin zyrtar si përgjegjës për sulmin, ndërsa nuk ka ende reagime nga politika në Serbi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenir (Jeffrey Hovenier) dënoi ashpër sulmet, duke kërkuar vendosjen e autorëve para përgjegjësisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

7 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

8 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

8 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

8 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

8 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

8 hours ago

This website uses cookies.