Vrasja e të riut në Shkodër, arrestohen babë e bir

Vrasja e të riut në Shkodër

Babë e bir janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ngjarje që ndodhi më 5 janar. Mataj u gjet i pajetë nga banorët e fshatit brenda një makine, të cilët më pas lajmëruan policinë. Viktima ishte qëlluar me armë automatike, duke humbur jetën menjëherë.

Për këtë ngjarje, janë ndaluar dy persona të tjerë, të cilët dyshohet të kenë bashkëpunuar për kryerjen e vrasjes. Një nga të ndaluarit është kapur në kufi, pasi kishte tentuar të largohej nga Shqipëria. Policia ende nuk ka zbuluar motivet e vrasjes, por pista kryesore që po hetohet është ajo e konflikteve personale mes viktimës dhe autorëve.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm janë nën hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.