Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, Rama letër ngushëllimi presidentit Bajden
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të SHBA-së, Xho Bajden (Joe Biden), pasi tre ushtarë amerikanë humbën jetë nga një sulm me dron në Jordani.
Në letrën e publikuar në rrjetin social “X”, Rama shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA-së.
“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet,” shkruan Rama mes të tjerash.
Tre ushtarët u vranë – rreshteri Uilliam Rivers (William), 46; specialisti Kenedi Sanders (Kennedy), 24; dhe specialisti Breona Mofet (Breonna Moffett) dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulm me dron në një bazë ushtarake të Jordanisë. Sulmi ndodhi pranë kufirit me Sirinë.
Droni goditi bazën në orët e para të mëngjesit të 28 janarit gjatë kohës kur trupat ishin në gjumë.