Categories: BotaLajme

Vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit në Bejrut rrit rrezikun për zgjerimin e konfliktit në rajon

Vrasja e një udhëheqësi të Hamasit në Bejrut ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal. Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Saleh Al-Arouri u vra gjatë një shpërthimi në Bejrut, ndërsa një zyrtar amerikan tha se sulmi ishte kryer nga Izraeli edhe pse vendi nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për ngjarjen.

Administrata e Bidenit nuk iu tha paraprakisht për operacionin”, tha zyrtari, sipas CNN.

Sulmi u dënua u dënua nga aleatët rajonalë të Hamasit, duke ngritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm të luftimeve në Lindjen e Mesme. Kryeministri i Libanit, ndërkohë, akuzoi Izraelin se po përpiqet “të tërheqë Libanin në përplasje”.

Zëdhënësi izraelit, Mark Regev, nuk konfirmoi nëse ishte Izraeli që kishte kryer atentatin, theksoi se nuk ishte një sulm ndaj shtetit libanez.

Kushdo që e bëri atë, duhet të jetë e qartë se ky nuk ishte një sulm ndaj shtetit libanez. Nuk ishte një sulm as ndaj Hezbollahut, organizatës terroriste. Kushdo që e bëri këtë bëri një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit. Kushdo që e bëri këtë ka një konflikt me Hamasin. Kjo është shumë e qartë”, tha ai.

Arouri, 57 vjeç, është figura më e lartë e Hamasit që është vrarë që kur Izraeli hyri në luftë me Hamasin pas sulmit të tij të 7 tetorit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

7 hours ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

8 hours ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

8 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

8 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

8 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

8 hours ago

This website uses cookies.