Categories: LajmeKronikë

Vrasja në burgun e Peqinit, Mjacajt iu gjet një telefon disa muaj më parë. Policia kontrolle në banesat e familjarëve të tij

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi për ngjarjen në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Autorit të vrasjes dhe plagosjes, Sokol Mjacajt, i është sekuestruar pak muaj më parë edhe një telefon brenda qelisë.

Grupi hetimor do të bëjë edhe zbërthimin e aparatit celular, për të hedhur dritë mbi komunikimet e të dënuarit përjetë dhe lidhjeve të tij të mundshme me grupe kriminale nga jashtë burgut. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime.

Mbi dyshimet se vrasja e Arben Lleshit është bërë kundrejt pagesës, grupi hetimor mësohet të ketë urdhëruar kontrolle në dy banesa në Dukagjin, njëra e familjes së Mjacajt dhe tjetra e vëllait të tij. Por nga ky kontroll nuk është bërë e mundur gjetja e të dhënave që mund të  ndihmojnë në këtë version. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 13 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë.

Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime. Nga hetimi i deritanishëm rezulton se  Sokol Mjacaj kreu vrasjen dhe nisi të kërcënojë të tjerët se do i vriste, moment kur edhe ka kërkuar drejtorin e burgut për të negociuar.

Pas dorëzimit përmes këtyre negociatave për sigurimin e jetës është konstatuar se në pistoletën e tij nuk kishte më plumba.

Tetë vite pasi vrau 2 turistët çekë në Dukagjin, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj kreu vrasje sërish kësaj here brenda burgut. Me një pistoletë me mulli, ai qëlloi brenda në qeli të dënuari për vrasje Arben Lleshi duke plagosur edhe shokun e tij të qelisë.

Ngjarja dyshohet si vrasje me pagesë për hakmarrje pasi viktima ishte dënuar me 32 vjet për ekzekutimin e Agim Hoxhës të cilit i dogji dhe trupin në vitin 2012. Pas atij krimi, Lleshit i kanë vrarë dy xhaxhallarë e dy të afërm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vota e diasporës, KQZ përditëson të dhënat: 86 493 aplikime, 53 828 kërkesa të miratuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e…

9 hours ago

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues i RTSH përzgjedh kandidatët që vazhdojnë

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…

23 hours ago

Mistere të pa zbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…

23 hours ago

Investimet në nënstacionin elektrik, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në Shëngjin

Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…

23 hours ago

Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…

23 hours ago

Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…

23 hours ago

This website uses cookies.