Vrasja në burgun e Peqinit- Një tjetër nën akuzë, Indrit Shaqja dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacajn

I dënuari me burg përjetë, Indrit Shaqja dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit, brenda burgut të Peqinit më 15 dhjetor.

Burimet thonë se Prokuroria e Elbasanit është duke verifikuar rrethanat e implikimit të tij dhe pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ nën dyshimin se Indrit Shaqja bashkëpunoi në vrasjen e shokut të qelisë.

Ishte Shaqja ai që lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë dhe më pas Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë.

Kujtojmë se gjatë marrjes në pyetje ai dëshmoi për dy raste, një 4 vjet më parë dhe tjetri një vit e gjysëm më parë kur ai kishte gjetur 2 letra me shkrim dore ku i kërkohej të vriste Arben Lleshin.

Në këmbim të vrasjes së Arben Lleshit atij do t’i jepeshin 200 mijë euro. Indrit Shaqja tha në dëshmi se ai nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, madje i kishte treguar edhe Arben Lleshit se donin ta eleminonin.

Të premten kur ndodhi vrasja ai tha se e thirri Arbeni, pasi Sokoli i foli nga dritarja. Ai tha se ishte në dhomë kur dëgjoi armën, dhe pa shokun që humbi ekuilibrin. Shaqja doli nga dhoma duke ndjekur Sokolin, ndërsa policët përpiqeshin ta ndalonin pasi ata nuk e dinin cfarë kishte ndodhur.

Sakaq mësohet se Indrit Shaqja është arrestuar nga policia gjyqësore, pasi gjatë kontrollit në qeli 4 ditë pas vrasjes, konkretisht në një arkë druri iu gjet dhe sekuestrua nje telefon celular.

Zbërthimi i telefonatave pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen në burgun e sigurisë së lartë, e për të cilën nën akuzë janë, autori Sokol Mjaca dhe 11 pjesëtarë të zinxhirit komandues të policisë në burg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërkimi shkencor- Nënshkruhet Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF )…

36 mins ago

Gazetarja Alsu Kurmasheva fiton Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit 2024

Çmimi Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit për vitin 2024 do t’u ndahet 4 gazetareve, mes…

39 mins ago

Rikualifikimi i hyrjes të qytetit Shkodër, IKMT prish 6 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon me prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë…

49 mins ago

Eksperti: Nëndetësja Titan ishte dëmtuar disa ditë para incidentit fatal

Nëndetësja Titan që u shpërbë gjatë zhytjes drejt rrënojave të Titanikut, duke vrarë të pesë…

2 hours ago

Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria…

2 hours ago

Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  priti në një takim pune ambasadoren e…

2 hours ago

This website uses cookies.