Vrasja në burgun e Peqinit/ “Si hyri arma në qeli?”, Manja: S’jam prokuror, por do gjejmë përgjegjësit

Manja Sjam prokuror

Manja Sjam prokuror

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin tjetër Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Manja nuk dha detaje të tjera nga përplasja në burg por theksoi se ngjarja po hetohet dhe autori Sokol Mjacaj është vendosur në regjim të posaçëm.

I pyetur nga gazetarët se si është futur arma në burgun e sigurisë së lartë  ministri Manja theksoi se ngjarja po hetohet dhe se ai nuk mund të japë detaje të caktuara nga hetimi.

Unë jam ministër i Drejtësisë që kam në përgjegjësi administrimin e sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri dhe nuk jam prokurori. Zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, se si ka hyrë arma, si ka ndodhur ngjarja, tashmë janë çështje që i përkasin hetimit. Nuk dua të cenoj asnjë element të hetimit”, u shpreh Manja.

Ministri i Drejtësisë shpjegoi edhe pse Sokol Mjacaj u vendos në regjim të posaçëm 41 bis.

Kam dhënë urdhër për regjim të posaçëm për ngjarje të tjera që lidhen me Sokol Mjacajn. Ka një procedurë për vendosjen në regjimin e posaçëm dhe unë jam i detyruar ta respektoj sipas ligjit.

Të gjitha këto detaje për orën dhe dinamikën, mos bëni pyetje që cenon hetimin që po zhvillon prokuroria bashkë me Policinë e Shtetit”, theksoi Manja.

Manja ka nënvizuar se nga hetimi i kësaj ngjarje do të dalin në dritë të gjitha shkeljet që mund të jenë bërë nga drejtuesit e burgut.

Jam këtu dhe do të jem edhe në ditët në vazhdim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë administrativ të institucionet që menaxhoj unë. Përgjegjësitë e tjera penale, i takojnë organit të hetimit me të cilin po bashkëpunojmë ngushtësisht edhe në këtë moment. Sa na takon për të nxjerrë përgjegjësitë qoftë administrative, ligjore dhe penale do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarjeje”, nënvizoi Manja.

Ai shtoi se nxjerrja e urdhrit nuk ka lidhje se mund të ketë ngjarje të tjera si ajo e sotmja, ndërsa vuri në duke se “ndoshta kjo ngjarje e përshpejtoi nxjerrjen e urdhrit për rritjen e nivelit të gatishmërisë në institucionet e burgjeve”

“Kjo është një praktikë që bëhet çdo vit në prag të festave. Por ndoshta kjo ngjarje e shpejtoi nxjerrjen e urdhrit për të kaluar në një nivel tjetër gatishmërie të rendit dhe sigurisë në burgjeve. Situata në burgjet tona është nën kontroll. Do të ketë të tjerë që do të vendosen nën regjim”, tha Manja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.