Categories: Aktualitet

Vrasja në Rrëshen e 59-vjeçarit/ Balla, efektivëve të policisë: Kush mbyll sytë para krimit të largohet që sot

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar rritje të kontrolleve në territor duke e konsideruar flagrant anashkalimin e ligjit dhe rolin e policisë në ngjarjen e fundit në qendër të Rrëshenit ku mbeti i vrarë  59 vjeçari Martin Bardhi dhe 3 të tjerë mbet mbetën të plagosur.

Duhet ta garantoj popullin e nderuar të kësaj bashkie dhe të këtij qyteti, të Rrëshenit, i cili edhe në vite të vështira si viti 1997, ka dëshmuar qytetari, vetëpërmbajtje, besim te ligji dhe te shteti, ne duhet që të garantojmë që jeta e çdo qytetari dhe çdo banori të jetë e sigurt”, tha ministri.

Balla shpjegoi se do të ketë prezencë të shtuar të Policisë së Shtetit në Rrëshen, në mënyrë që të përmbushet ky angazhim. Ndërsa shtoi se për vitin 2024 për punonjësit e Policisë pritet të ketë rritje page.

Shpresoj shumë që me buxhetin e ri të vitit 2024, të mundësojmë një rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Jam shumë i bindur që me këtë prezencë të rinjsh në këtë komisariat, me djem e vajza që kanë marrë përsipër, pa i hequr asnjë vlerë atyre që janë pak në moshë, të bëjmë ndryshimin që mezi pret populli i Mirditës.

Kushdo nga ju që do ta bëjë detyrën si duhet, të jeni të sigurt që do të marrë vlerësimin tim maksimal. Por kush nga ju do vazhdojë me modelin e vjetër të mbylljes së syrit apo të veshëve, të kthimit të kokës nga krahu tjetër kur në krahun tjetër të rrugës ndodh një problematikë apo shfaqet një ‘i fortë’, duhet ta ndajë mendjen mirë dhe të na japë dorën sot, e të ikë. O do i shkojmë kësaj gjëje bashkë deri në fund, ose kush nuk ka dëshirë, le ta lërë që sot”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

13 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

13 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

14 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

14 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

14 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

14 hours ago

This website uses cookies.