Lajme

Vrasja në Shëngjin, kërkoi masë më të lehtë sigurie, gjykata lë në burg portugezin

Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në burg shtetasin portugez Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023 në Shëngjin. I akuzuar kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por kjo u refuzua nga gjykata duke e lënë atë pas hekurave.

Avokati i shtetasit portugez, Kujtim Cakrani tha se e konsideron vendimin e padrejtë, pasi nuk ka asnjë provë që e implikon klientin e tij në këtë ngjarje.

“Ishim në gjykatën e Lezhës për të riparë masën e sigurimit ndaj shtetasit portugez. Prokuroria nuk solli asnjë provë të re, nuk kishte asnjë hetim të ri lidhur me ecurinë e çështjes dhe jemi te pika zero, ku prokuroria nuk ka asnjë provë dhe fakt që ky shtetas të qëndrojë në burg. Nuk e di se po përfundojnë edhe afatet e hetimit dhe prokuroria është e pavendosur për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ajo duhet të zgjerojë hetimet lidhur me këtë ngjarje. Kërkuam zëvendësim e masës së sigurimit dhe gjykata vendosi ta lërë në burg pavarësisht se nuk ka prova të reja nga ato që pretendonte nga organi i akuzës thjeshtë me dyshime”, tha avokati.

Atentati ndodhi në prill të 2023, ku biznesmen Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij në plazhin e Shëngjinit. Për ngjarjen u arrestua portugezi Ruben Saraiva, ndërsa të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që dyshohet se janë porositësit e atentatit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.