Vrasja në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit/ Në kërkim edhe 4 shtetas të tjerë, sherri nisi për parkimin e makinës
Ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës vëllai i autorit të ngjarjes së mbrëmshme, ku u vra me armë zjarri 33-vjeçari Valter Fierza.Bëhet me dije se blutë kanë arrestuar Paolo Mhillin 22 vjeç, vëllai i autorit Klodian Mhilli i cili është ende në kërkim.Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe 4persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë gisht në krimin, i cili tronditi fshatin Hot i Ri.Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim, Klodian Mhilli ndërsa në vijojnë të jenë në kërkim edhe 3 shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë, Aleksandër Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, që janë vëllai dhe kushërinj të autorit.I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes Klodian Mhilli. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në lagje. Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Vëllai i viktimës i ka thënë autorit të dyshuar se më ke bllokuar rrugën duke u konfliktuar te lokali që shërbente edhe si bilardo dhe ka kërkuar që të lirohet rruga duke qenë se kishte edhe ditëlindjen e vëllait dhe duhej që të kalonin automjete të tjera. Pas debatit është afruar më një automjet shtetasi Valter Fierza dhe në ato çaste Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend komshiun e tij. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Sipas dëshmive të banorëve, viktima ishte njeri i qetë.