Vrasja në Shkodër/ Shkak, sherri për parkimin. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

105b8e2e7894490faffb70a8c036d6aa

105b8e2e7894490faffb70a8c036d6aa

Sherri për parkimin dyshohet se ishte shkak i vrasjes mbrëmjen e  së enjtes në Shkodër, konkretisht në fshatin Hot i ri, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Valter Fierza.

Burime nga policia e kryeqendrës së Veriut, bëjnë të ditur se, konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierzadhe dhe autorit të dyshuar të vrasjes, Klodian Mhilli.

Debati nisi në lokalin afër banesave, lidhur me parkimin e automjetit duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti vijoi mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

Pas debatit autori, që rezulton fqinj i viktimës, mori armën tip kallashnikov dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e gjetën të vdekur në mes të rrugës, afër automjetit të tij 33-vjeçarin Valter Fierza.

Pas vrasjes autori i dyshuar, Klodian Mhilli u largua në drejtim të paditur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.