105b8e2e7894490faffb70a8c036d6aa
Sherri për parkimin dyshohet se ishte shkak i vrasjes mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, konkretisht në fshatin Hot i ri, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Valter Fierza.
Burime nga policia e kryeqendrës së Veriut, bëjnë të ditur se, konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierzadhe dhe autorit të dyshuar të vrasjes, Klodian Mhilli.
Debati nisi në lokalin afër banesave, lidhur me parkimin e automjetit duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti vijoi mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.
Pas debatit autori, që rezulton fqinj i viktimës, mori armën tip kallashnikov dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e gjetën të vdekur në mes të rrugës, afër automjetit të tij 33-vjeçarin Valter Fierza.
Pas vrasjes autori i dyshuar, Klodian Mhilli u largua në drejtim të paditur.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.