Vrasja tragjike e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut- Avokati Avdiu: Të rikthehet dënimi kapital

Avni Tahiri
Për emisionin “Jetë Shqiptare”, Gazetari Avni Tahiri ka risjellë edhe një njëherë skemën e ngjarjes së trishtë në Maqedoninë e Veriut ku një 14 -vjeçare u rrëmbye e pas disa ditësh u gjet e vdekur sëbashku me një 74-vjeçar ndërsa ka sqaruar edhe deklaratën e zv kryeministrit ku kërkonte që çështjes të mos i jepej dimesion politik dhe etnik.
Tahiri sqaroi se kjo kërkesë erdhi pas spekulimeve që rrëmbyesit e 14-vjeçares janë shqiptarë ndaj ai kërkoi që mos kishte reagime deri në njoftim zyrtar me qëllim shmangien e këture spekulimeve.
Ndërsa për vrasjen e 74-vjeçarit, gazetari tha se dyshohet se arsyeja kryesore e vrasjes së tij është një borxh prej 500 eurosh që i ka pasur personave të grupit.

Në një lidhje skype, Shpëtim Avdiu tha se 74-vjeçari mund të ketë qenë dëshmitar gjë që i ka kushtuar jetën. Avokati tha se babi i viktimë rrezikon minimalist 5 vite burg ndërsa u shpreh pro kthimit të dënimit kapital.
“74-vjeçari mund të kenë qenë dëshmitar. Shkaqet që mund të çojnë deri këtu, luftrat në botë, mungesa e arsimit, kultura, mosfunskionimi i drejtësisë. Duhen masa dhe ndryshime drastike. Është kërkuar dënimi kapital dhe unë e mbështëts këtë dënim”.
Institucionet që ndjekin këto lloj krimesh duhet të kenë parasysh parimin e së vërtetës se drejtësisë dhe moralit. Nëse ndjekin ketë parim vrasësit do gjenden dhe do e marrin dënimin. Nëse vërtetohet fajtor babai i saj si bashkëfajtor dënohet minimalisht 5 vite ndërsa autorët deri në burgim të përjetshëm”.
Vrasja e një vajze 14-vjeçare nga Shkupi ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, pasi besohet se në këtë ngjarje makabre është përfshirë edhe babai i minorenes.
Bëhet fjalë për Vanja Gjorçevska-n, e cila u zhduk në datën 27 nëntor rrugës për në shkollë. Trupi i saj u gjet një ditë më parë në një fshat në rrethinat e Shkupit ku besohet se është vrarë ditën që u rrëmbye.
Motiv për krimin mendohet të ketë qenë përfitimi material nga e ëma e vajzës. Sipas autoriteteve të vendit, rrëmbyesit kishin marrë informacine nga babai i saj, për itenerarin që ajo ndiqte për të shkuar në shkollë. Për këtë rast por edhe për vrasjen e një 74 vjecari nga Velesi, policia ka ndaluar tre persona, mes të cilëve edhe babai i 14 vjecares,