Vrau Arben Lleshin në burg, Sokol Mjacaj del para Gjykatës së Elbasanit nën masa të rrepta sigurie
Sokol Mjacaj ka dalë këtë të martë (19 dhjetor) para gjykatës. I dënuari me dënim të përjetshëm, i cili vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, dy të dënuar të tjerë në burgun e Peqinit, do të njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit.
Mjacaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, ndërsa vihet re gjithashtu, një shtim i forcave të policisë pranë Gjykatës së Elbasanit.
Të premten e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, qëlloi për vdekje të burgosurin Arben Lleshi dhe plagosi shokun e tij të qelisë Indrit Shaqjën.
Sokol Mjacaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015, me qëllim grabitjen. Sot u mësua se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kish urdhëruar vendosjen e Mjacajt në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.
Indrit Shaqja është dënuar për vrasjen dy të moshuarave mesnatën e shtatorit të 2014, ndërsa Mjacaj po vuan dënimin kapital për vrasjen e dy turistëve çekë me qëllimin për t’i grabitur.
Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012 në Southempton, por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.