Vrau Ardian Nikulajn, ekstradohet nga Maroku Ruben Saraiva

Ruben Saraiva

Ruben Saraiva

Gjetja e personave në kërkim dhe dërgimi i tyre para drejtësisë është fokusi i Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Në këtë kuadër, Balla ka reaguar pas ekstradimit të Ruben Ribeiro Saraiva nga Maroku, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill 2023.

Balla shprehet se realizimi i këtij ekstradimi, ka krijuar eksperiencën edhe besimin për të vijuar me përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

“Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ektradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024!”, tha Balla.

28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të 28-vjeçarit Ruben Ribeiro Saraiva, lindur në Portugali.

Saraiva ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Saraiva dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri Ardian Nikulajn.

Bazuar në procedurat e ekstradimit të bëra nga Ministria e Drejtësisë, Forcat Operacionale dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë marrë në dorëzim Ruben Ribeiro Saraiva.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.