Vrau Gjin Ndojin në Shkodër në 2020, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Denis Bajri

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Denis Bajri, 36 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për atentatin ndaj Gjin Ndojit në Shkodër në 2020.
Pas lokalizmit të tij në Emiratet e Bashkuara është arrestuar 36-vjeçari Bajri me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Denis Bajri prej kohësh fshihej në Emiratet e Bashkuara, ndërsa kërkohej në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.
SPAK akuzon Denis Bajrin si autor të vrasjes së Gjin Boriçit (Ndoji) më datë 09.08.2020, në Shkodër.
Gjin Ndoji u ekzekutua me plumb në kokë në fshatin Shjezë, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMË”, që viktima kishte marrë me qira pak ditë para vrasjes. Pas metra larg vendit ku u qëllua për vdekje Gjin Ndoji u gjet e djegur edhe makina që ishte përdorur nga autorët.