Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin, burg përjetë për 47-vjeçarin Besnik Pjetri
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Perdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Gryke Zezë të Lezhës.
Pjetri u akuzua dhe më pas u dënua për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 gushtit 2022 në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ku la të vrarë ish-vjehrrin, Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe ish-kunatin Gent Perjaku 32-vjeç.
Pjetri qëlloi me breshëri plumbash sapo babë e bir kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre. Nga plagët e marra gjetën vdekjen e menjëhershme.
Besnik Pjetri u vendos në pranga në atë kohë nga RENEA pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës.
Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij. Prej asaj kohe, ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj. Për këtë gjë ai ishte arrestuar dhe nga policia në Itali dhe kishte qëndruar për rreth 2 vite në burg.
47-vjeçari pretendonte në atë kohë se familja e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonte as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë. Ndërsa sot u la në burg përjetë nga Gjykata e Lezhës.