Vrau nënën me thikë, gjykata vendos burg pa afat për Arsen Danin, shtrohet në spital psikiatrik

62-vjeçari Arsen Dani, i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij, Gjylie Dani,  do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes së shëndetit mendor të 62-vjecarit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica. Siç mësohet përmes burimeve, 62-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor, me psikozë skizofrenike në kartelë. Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditën e së hënës brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati, ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor. Ish-arsimtarja Gjylije Dani u qëllua disa herë me thikë në shpinë nga djali i saj 62-vjeçar, Arsen Dani. Ndërsa, sipas të afërmve të tij, Dani ka mbaruar shkollën për mjekësi, madje ka qenë ekselent.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.