62-vjeçari Arsen Dani, i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij, Gjylie Dani, do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes së shëndetit mendor të 62-vjecarit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica. Siç mësohet përmes burimeve, 62-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor, me psikozë skizofrenike në kartelë. Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditën e së hënës brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati, ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor. Ish-arsimtarja Gjylije Dani u qëllua disa herë me thikë në shpinë nga djali i saj 62-vjeçar, Arsen Dani. Ndërsa, sipas të afërmve të tij, Dani ka mbaruar shkollën për mjekësi, madje ka qenë ekselent.
Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…
Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…
Krerët e 47 shteteve dhe qeverive, si dhe të institucioneve të BE-së, nisën të premten…
Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës u mbyll mes emocionesh,…
“Nga pasioni te profesionini” ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…
Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…
This website uses cookies.