Categories: LajmeKronikë

Vrau për një orë dhe varëse floriri, prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Cenajn

Kristjan Cenaj, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Fushë Kuqe të Kurbinit, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Kjo është pretenca që do të kërkohet nga prokuroria e Lezhës pas konkluzioneve të depozituara në Gjykatën e Lezhës nga prokurori Françesk Ganaj. Vendimi do të jetë në duart e gjykatës në gjyqin ndaj Kristjan Cenajt, ku trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco do të japë vendimin ndaj 31-vjeçarit Cenaj. Ky i fundit ndodhet në parburgim, pasi u arrestua në tetor të vitit 2022 me kërkesë të prokurorisë Lezhë. 16-vjeçari Mariglen Gjonaj u zhduk dhe ishte nëna e tij që ngriti dyshimin se pas ngjarjes fshihej Kristjan Cenaj. Nëna e të ndjerit do të deklaronte në vitin 2015 se personi i fundit me të cilin kishte qënë i biri ishte pikërisht Cenaj, një bashkefshatar i tyre. Dyshimet janë se adoleshenti u vra për t’i marrë varësen e floritit dhe një orë rolex që mbante në dorë. Ekzaminimet mjeko-ligjore, të kryera pas gjetjes së trupit të viktimës në prill të vitit 2022,  identifikuan një dëmtim në kokë që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e goditjes me sende të forta që i kanë shkaktuar atij edhe vdekjen. Autori i dyshuar, Kristjan Cenaj, mendohet se ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit, konkluzion që është arritur nga prokuroria, e cila kreu disa hetime për ngjarjen. Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim pas gjetjes së kufomës së dekompozuar në rrugën e fshatit Adriatik të Fushë Kuqes për t’u arrestuar ndërsa po kthehej nga Italia në aeroportin e Rinasit, ku jetonte prej vitesh.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

17 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

17 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

17 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.