“Vrava 2000 njerëz, tani që vrava nënën më besuat”, gazetarja zbardh dëshminë e djalit që ekzekutoi nënën e tij
62-vjeçari Arsen Dani, i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani në qytetin e Lezhës ka dhënë dëshminë e tij në polici. Gazetarja e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH Lusi Përgjegji ka zbardhur deklaratën e tij para hetuesve, ku autori shfaq problematika të theksuar të shëndetit mendor. 62-vjeçari pretendon se ka vrarë 2000 veta por se nuk e kanë besuar.
Edhe vetë polica, raporto gazetarja, shprehet se autori ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka precedentë të mëparshëm penal.
“Arsen Dani ka shfaqur problematika të theksuara të shëndetit mendor gjatë dëshmisë së tij në polici. Ai ka thënë se ka vrarë 2 mijë vetë dhe se besoi njeri dhe vetëm pasi varu nënën e tij e besuan. Policia tha se autori ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka precedentë të mëparshëm penalë”, tha ajo.
Edhe familjarët, thonë jashtë kamerave, se 62-vjeçari vuante nga problemet e shëndetit mendor, por shtojnë se ai nuk ka qenë i dhunshëm.
Gjylie Dani ndërroi jetë pasi djali e qëlloi disa herë me thikë pas shpine, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë raportuar ngjarjen pasi kanë dëgjuar zhurmat.
Nuk dihen ende motivet se çfarë e shtynë 62-vjecarin të vriste nënën e tij, por e moshuara kujdesej për të prej vitesh.