Vritet një person në Rrëshen/ Martin Bardhi u ekzekutua paraditen e sotme në hyrje të qytetit
62 vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë.
Vrasja u shënua rreth orës 10:40 minuta, 10 metra përballë komisariatit të Rrëshenit. Mësohet se viktima është vrarë në bar picerinë e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit.
Nderkoh jane plagosur Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës dhe Olti Gjini pronar i një lokal aty pranë, si dhe Indrit Bardhi të cilët ndodhen në spitalin e Traumës.
Në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.
Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrëshen. Viktima i identifikuar si Martin Bardhi, kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, sepse ishte arrestuar për tentativë vrasje, pasi gjykata kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.