Vuçiç shpërndan parlamentin- 17 Dhjetor, Serbia në zgjedhje të parakohshme

Vucic111

Vucic111

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç më 1 Nëntor vendosi për shpërndarjen e parlamentin në vend, duke caktuar zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme dhe disa vota lokale për 17 dhjetor.

Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare prej 250 vendesh. Zgjedhjet lokale do të mbahen në rreth 60 komuna, duke përfshirë kryeqytetin, Beogradin.

Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.