Vuçiç: Shtetet më të fuqishme të BE-së kërkojnë njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian kërkojnë njohjen e Kosovës.
Teksa ka folur për dialogun me Kosovën, qasjen dhe kërkesat perëndimore ndaj Serbisë në raport me Kosovën, Vuçiç ka theksuar se njohja e Kosovës kërkohet me ngulm nga vendet evropiane.
Presidenti serb, Vuçiç ka theksuar se njohja e Kosovës, “është ajo çka thelbësisht i kërkohet Serbisë nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian”.
Vuçiç ka theksuar se nuk do ta njohë Kosovën, por do ta mbrojë atë.