Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha për televizioni Prva të Serbisë, se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
“Ua kam bërë të qartë në Bruksel presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se nuk do ta zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB.
“Unë iu thash që ne jemi të gatshëm të zbatojmë marrëveshjet, por thash se për këtë nuk jemi pajtuar”, tha Vuçiç.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten (26 tetor)në Bruksel zhvilluan takime të ndara me krerët e shteteve më të fuqishme evropiane dhe krerët e BE-së. Takimet u zhvilluan në margjina të Samitit të BE-së.