Categories: LajmeRajoni

Vuçiç: Të zgjidhim problemet e mëdha. Kurti: Liria për mallra shfrytëzohet për mbartje municionesh

Situata mes Kosovës e Serbisë është zhvendosur në tryezën e Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se ka probleme të mëdha të cilat duhet të zgjidhen dhe me të cilat do të ballafaqohen.

Nuk shoh rrezik të madh politik për pjesëmarrësit këtu përveçse për ne. Ne e shohim si iniciativë të largët.

Për ne janë të rëndësishme shiritat e gjelbër sesa zona e vetme europiane me pagesë.

Për ne më të rëndësishme janë shiritat e gjelbër, për krijimin e një biznes-mjedisi më të mirë për qytetarët tanë.

Tregu i përbashkët rajonal, jemi të hapur për të gjitha idetë. Kam një lutje për të gjithë ju, që të na ndihmoni me çështje të tjera ku duhet të zgjedhim disa probleme të mëdha me të cilat do ballafaqohemi.

Para se të hyjmë në BE nëse s’ka masa që janë të ndërmarra nga ana e vendeve në fjalë, nëse duam të subvencionojmë kompanitë që duan të investojnë në Serbi nuk e dimë a do jemi pjesë e BE-së deri në 2025-2026 dhe nuk iu ofrojmë dot garanci.

Nuk besoj që do kemi ndonjë problem politik, apo do ndërmarrim masa kundër tjetrit.

Unë mendoj që lidhshmëria e rajoneve, për lejen e lëvizjes do jetë përfitim i madh për qytetarët në të tre shtetet”, u shpreh Vuçiç.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se duhet të ndërpriten kërcënimet e sigurisë. Ai u shpreh se nuk do të ketë marrëdhënie normale nëse liria për mallra shfrytëzohet për transport municionesh.

Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Kërkova edhe besim dhe marrëdhënieve mes vendeve tona dhe institucioneve. Kjo s’mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet për mbartje municionesh, Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës.

Puna jonë është të realizojmë këto reforma, të plotësojmë kushtet, kurse BE të vlerësojë sipas meritave”, u shpreh Kurti, duke i dhënë mesazhin e qartë Serbisë se nuk do të ketë marrëdhënie mes institucioneve të dy vendeve nëse vijojnë kërcënimet e sigurisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

9 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.