Vuçiç: Zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 Qershor
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 Qershor. Sipas tij, është e rëndësishme që të respektohen rekomandimet e ODIHR-it. Presidenti serb pretendoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në Beograd.
“Të gjitha zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor dhe kushtetues. Është e saktë juridikisht, data e fundit për shpalljen e zgjedhjeve në Beograd është 3 prilli dhe duhet të shpallet nga kryetari i Kuvendit. Afati i fushatës është nga 45 deri në 60 ditë, pra deri më 2 qershor. Të gjithë nga SNS janë pro që zgjedhjet në Beograd të mbahen më 28 prill.
Meqenëse kanë respekt për atë që kam bërë për vendin dhe partinë, pranuan që më 2 qershor të ketë zgjedhje në Beograd. Të gjitha të tjerat lokale brenda afatit ligjor. Mendoj se është ende e rëndësishme që ne të kemi një zgjedhje që të gjithë do të thonë – ky është rezultati. U bëj thirrje njerëzve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të zbatojnë me rigorozitet ligjin për ndryshimin e qendrave të votimit deri në formimin përfundimtar të listës zgjedhore.”, tha Vuçiç.