Categories: LajmeRajoni

Vuçiq akuzon ndërkombëtarët për ndërhyrje: Ballkani do ishte më mirë po t’i zgjidhte punët vetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar ndërkombëtarët për ndërhyje në punët e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për gazetën e Sarajevës Dnevni Avaz, Vuçiq tha se situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet kur njerëzit t’i marrin gjërat në duart e tyre dhe t’i zgjidhin problemet e tyre, pa ndërhyrjen e të huajve.

Presidenti serb tha se do ishte më mirë kur të mos ketë ndërmjetës në bisedime dhe gjërat të zgjidhen vetë mes palëve.

“Për ne, situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet dhe gjithçka do të jetë ndryshe pasi ne t’i marrim gjërat në duart tona dhe t’i zgjidhim problemet tona. Le të flasim për problemet, por le të jemi vetëm. Problemi është se të huajt nuk na lënë kurrë të flasim mes nesh”, tha Vuçiq.

Deklaratat e Vuçiq vijnë pas kritikave që DASH bëri për “Kuvendin gjithëserb”, duke thënë se “deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska (RS), buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime”

“Deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”, tha DASH.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

3 minutes ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

5 minutes ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

7 minutes ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

9 minutes ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

9 minutes ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

12 minutes ago

This website uses cookies.