vucic
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se ngjarja në Banjskë ishte “taktikisht e tmerrshme” për Serbinë.
Pas takimit me pesë emisarët euro-amerikanë të cilët i shkuan në Beograd, Vuçiq tha se “qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur”.
“Banjska ishte taktikisht e tmerrshme për ne, solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha ai.
“Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare”, tha presidenti serb.
“Kuptohet se gjithçka u diskutua rreth Kosovës dhe për ne ishte shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se e tëra kjo po ndodhë për shkak të Banjskës, por jo. Në aspektin taktik ka qenë e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në aspektin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është të njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiq.
Gjithashtu theksoi se beson se do të gjejnë “një rrugëdalje” dhe se Serbia do të vazhdojë “me sukseset në ekonomi, ndërtim të infrastrukturës dhe të ruajnë interesat kombëtare”.“Nuk do të flisja për presione, ata kanë politikat e tyre. Qëndrimi i tyre është krejt i kundërt me atë tonin, nuk ka ndonjë filozofi. Kur i pyesni për norma juridike, edhe më keq për normat juridike. Për ta Kosova është shtet i pavarur. Kujt ia ndien për aktet juridike ndërkombëtare”, shtoi presidenti serb.
Më pas Vuçiq paralajmëroi se te enjten dhe premten (26 dhe 27 tetor) do të shkoi në Bruksel.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.