Vuçiq çon Serbinë në zgjedhje të jashtëzakonshme më 17 dhjetor

e8097f5665584bf193fd85f5241879e5

e8097f5665584bf193fd85f5241879e5

Serbia po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat presidenti Aleksandar Vuçiq (o. Vucic) ka vendosur të mbahen më 17 dhjetor.

Do të ketë zgjedhje parlamentare, në Beograd dhe Vojvodinë,” deklaroi presidenti, duke shtuar se po përmbush kështu një dëshirë të opozitës.

Qytetarët duhet të shprehen vetë. Janë ata që bartin sovranitetin. Janë qytetarët që e thonë se çfarë lloj politike duan dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë. Po të fitojmë besimin e qytetarëve, aq më mirë,” tha presidenti Vuçiq.

Zgjedhjet duhet të shpallen më 2 nëntor nga kuvendi i Serbisë në mënyrë që të mbahen më 17 dhjetor.

Procesi pritet të mbahet në 60 bashki për 250 vendet e Kuvendit Kombëtar, si edhe për 120 vendet e Asamblesë së Provincës Autonome të Vojvodinës, po ashtu edhe për këshillat bashkiakë.

Zgjedhjet e fundit në Serbi u mbajtën në vitin 2020, kur Partia Progresive Serbe e presidentit Vuçiq e mori e vetme pushtetin.

Çdo të shtunë me qindra qytetarëve po mblidhen të protestojnë dhe demonstrojnë kundër presidentit dhe për të denoncuar fenomenin e dhunës.

Protestat kanë nisur në muajin muaj, kur në më pak se 48 orë pati vrasje në masë, të cilat lanë 17 persona të vdekur, ndërsa së fundmi u bë shkak sulmi në Banjskë të Kosovës, ku përveç dëshmorit shqiptar Afrim Bunjaku, ngelën të vrarë edhe tre serbë që sulmuan Policinë e Kosovës. /AA

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.