Categories: LajmeRajoni

Vuçiq: Deri në frymën time të fundit do të mbroj interesat kombëtare dhe popullin tonë në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në takimin parazgjedhor në Krushevc, ka deklaruar se do të mbrojë gjithnjë interesat e popullit serb në Kosovë.

Ai u shpreh se do të vijojë të përkrahë popullin serb në Kosovë, edhe pas sulmit në Banjskë, teka garantoi se nuk do t’i lërë kurrë në baltë.

Sido që të ndodhë, ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë para dhe pas Banjskës, dhe do të jemi gjithmonë me serbët që jetojnë në Kosovë. Dhe nuk do t’i lëmë kurrë në baltë. Detyra jonë është të sigurojmë të ardhme më të mirë”, tha Vuçiq.

Më 24 shtator një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që vazhduan përgjatë asaj dite tre nga sulmuesit mbetën të vrarë në një ngjarje që ngriti shqetësime të shumta për qëndrueshmërinë në rajon.

Kosova akuzoi Serbinë për organizimin e sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar mohoi çdo lidhje me grupin e armatosur.

Tensionet mes Kosovës e Serbisë u shtuan edhe më shumë prej sulmit  në Basnjkë, e dy vendet ende nuk kanë arritur një dakordësi për normalizim të situatës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

17 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.