Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB: Krijimi i kushteve të padurueshme për jetën e serbëve, qëllimi i vetëm i regjimit në Prishtinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic), në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, të mbajtur mbrëmjen e djeshme (8 shkurt) me kërkesë të Serbisë, ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme është caktuar për shkak të një situate që bie ndesh me rezolutat dhe statutet e OKB-së, dhe të cilat mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë.
Ai tha se arsyeja e menjëhershme e seancës ishte lëvizja e Bankës Qendrore të Kosovës ndaloi dinarin nga 1 shkurti, që kulmoi sulmin ndaj serbëve pasi mbijetesa e tyre varet drejtpërdrejt në masë të madhe nga fluksi i dinarit.
Ai theksoi se është e qartë se krijimi i kushteve të padurueshme për jetën dhe mohimi i mundësisë së mbijetesës së serbëve, është qëllimi i vetëm i regjimit në Prishtinë.