Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbinë e presin ditë të vështira ndërsa shtoi se në ditët në vijim do të japë më shumë detaje mbi këto sfida. Vuçiq nuk ka bërë me dije lajmin që ka marrë, por shprehet se po kërcënohen interesat jetike kombëtare të Serbisë.
“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit. Ata po kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.
Ai tha se sfidat e ardhshme janë “më të vështirat deri më tani”.
“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçiq, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq.
Një ditë më parë kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës u takuan në Bruksel në lidhje me rregulloren e BQK-së për dinarin serb dhe Marrëveshjen e Ohrit.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri me dije se diskutimet kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme midis dy vendeve.
Sipas tij, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.