Categories: LajmeRajoni

Vuçiq shkarkon kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifi: Veprime të një regjimi antishqiptar

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka njoftuar në faqen e tij të facebook se është shkarkuar nga detyra në mënyrë të “dhunshme” sikurse e quan ai, nga autoritetet serbe me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Arifi shkruan se shkarkimi i tij nga kryetar i komunës së Preshevës u bë në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”shkruan ai.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, thotë Arifi duke denoncuar se, “SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor”.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjendë e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Sakaq ai shkruan se, “pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Por gjithashtu ai ka deklaruar se “shkarkimin tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë’,-shkruan Arifi.

Pak ditë më parë Arifi denoncoi se ishte gjobitur me rreth 500 euro nga gjykata serbe pasi kishte shpalosur flamurin shqiptar në selinë e partisë të cilën e drejtoi deri në muajin shkurt, Alternativa për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

9 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

9 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

9 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

9 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

9 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

9 hours ago

This website uses cookies.