Vuçiq takohet me Presidentin e KE: Diskutuam për çështjet strategjike për Serbinë dhe Evropën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është takuar këtë të premte në Dubai, para ceremonisë së hapjes së Samitit të Liderëve COP28 për Ndryshimet Klimatike, me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Vuçiq u shpreh se në fokus të nisedës mes tyre kanë qenë çështjet strategjike për Serbinë dhe Evropën.
“Bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e mirë me Charles Michel. Ne diskutuam të gjitha çështjet strategjike me rëndësi për Serbinë dhe Evropën. Jam i bindur se në vitet në vijim Serbia do të hapë derën e anëtarësimit të plotë në BE”, tha Vuçiq.
Po ashtu, para samitit, Vuçiq është takuar gjithashtu edhe me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Abdullah bin Zayed, Mbreti i Bahreinit Hamad, Presidenti i Qipros Nikos Christodoulides, Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Udhëheqësit botërorë, përfaqësues të qeverisë dhe delegatë nga e gjithë bota po marrin pjesë në samitin vjetor të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, i njohur më mirë si COP28, i cili mbahet këtë vit në Dubai.