Vuçiq takohet me Saracin: Diskutuan takimin e ardhshëm në Bruksel dhe situatën në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vuçic), ka takuar këtë të martë (27 shkurt) të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, me të cilin ndër të tjera ka diskutuar për takimin e ardhshëm në Bruksel, situatën në Kosovë dhe Serbi, si dhe për integrimin evropian të Serbisë.
“Takim i mirë me Manuel Saracin. Diskutuam një gamë të gjerë temash, nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare e deri te takimet e ardhshme në Bruksel dhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka shkruar presidenti në rrjetin social Instagram.
Presidenti shtoi se me Saraçin ka shkëmbyer mendime për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet gjatë rrugës.
Sakaq, sot guvernatori i BQK-së dhe kryenegociatori Petar Petkoviq do të takohen në Bruksel në lidhje me dinarin serb.