Vuçiq takohet në Paris me Macron
Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti francez Emanuel Macron, gjatë një konference në Paris me homologun serb Aleksandër Vuçiq, cilësoi si fort të rëndësishme për qëndrueshmërinë e rajonit dhe Evropës, për të cilën tha se palët kanë ndërmarrë hapa por nevojitet ende më shumë për t’u bërë.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një premtim dhe angazhim për qëndrueshmërinë e rajonit dhe kontinentit tonë. Ky është kuptimi i së ashtuquajturës marrëveshje të Brukselit dhe Ohrit, që u nënshkrua rreth një vit më parë”, tha presidenti Macron.
Macron gjithashtu u shpreh se ishte thelbësore që ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj policisë së Kosovës shtatorin e shkuar, të nxirren para drejtësisë, ndërsa e vuri theksin tek krijimi I themelimit të asociacionet të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Është thelbësore që ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë dhe që të bëhet ç’është e mundur për të garantuar që një tragjedi e tillë të mos ndodhë kurrë. Duhet të tejkalojmë tensionet e krijuara nga vendimi i fundit i Kosovës për transfertat financiare. Mbi të gjitha, autoritetet kosovare duhet të shënojnë përparim, në përputhje me angazhimet që kanë ndërmarrë për sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe me aspiratën e tyre për t’u anëtarësuar në këshillin e Evropës”, u shpreh Macron.
President i Serbisë ndërkohë, nuk ndau të njëjtin mendim me homologun e tij për sa i përket përparimit të shënuar nga dy palët në drejtim të zbatimit të marrëveshjes.
“Ju dëgjova kur thatë se të dy palët kanë bërë shumë. Por kjo nuk është e vërtetet. Pala tjetër nuk ka bërë asgjë. Prishtina nuk ka respektuar asnjë pikë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Na thatë se gjithçka duhet të bënim ishte nënshkrimi I peticionin për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në komunat në veri, por edhe pas kësaj, ata nuk mbajnë zgjedhje. Qeveria e Kosovës po ndërmerr shpronësime në veri të Kosovës dhe kanë dërguar atje policë dhe ushtarë, megjithëse nuk kanë të drejtë”, u shpreh Vuçiq.
Ndërkaq ndërsa vlerësoi se në një kohë që agresioni rus ndaj Ukrainës ka hyrë në vitin e tij të tret, Macron theksoi se integrimi i Serbisë në BE ishte në interesin e të dy këtyre palëve. Është e rëndësishme, tha Macron që Serbia të shprehet konkretisht për këtë zgjidhje, veçanërisht duke vepruar në përputhje me vendimet e politikës së jashtme evropiane. “Në këtë drejtim, presidenti francez vlerësoi pjesëmarrjen e Vuçiq në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.