Categories: LajmePolitikëRajoni

Vuçiq takohet në Paris me Macron

Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti francez Emanuel Macron, gjatë një konference në Paris me homologun serb Aleksandër Vuçiq, cilësoi si fort të rëndësishme për qëndrueshmërinë e rajonit dhe Evropës, për të cilën tha se palët kanë ndërmarrë hapa por nevojitet ende më shumë për t’u bërë.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një premtim dhe angazhim për qëndrueshmërinë e rajonit dhe kontinentit tonë. Ky është kuptimi i së ashtuquajturës marrëveshje të Brukselit dhe Ohrit, që u nënshkrua rreth një vit më parë”, tha presidenti Macron.

Macron gjithashtu u shpreh se ishte thelbësore që ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj policisë së Kosovës shtatorin e shkuar, të nxirren para drejtësisë, ndërsa e vuri theksin tek krijimi I themelimit të asociacionet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Është thelbësore që ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë dhe që të bëhet ç’është e mundur për të garantuar që një tragjedi e tillë të mos ndodhë kurrë.  Duhet të tejkalojmë tensionet e krijuara nga vendimi i fundit i Kosovës për transfertat financiare.  Mbi të gjitha, autoritetet kosovare duhet të shënojnë përparim, në përputhje me angazhimet që kanë ndërmarrë për sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe me aspiratën e tyre për t’u anëtarësuar në këshillin e Evropës”, u shpreh Macron.

President i Serbisë ndërkohë, nuk ndau të njëjtin mendim me homologun e tij për sa i përket përparimit të shënuar nga dy palët në drejtim të zbatimit të marrëveshjes.

Ju dëgjova kur thatë se të dy palët kanë bërë shumë. Por kjo nuk është e vërtetet. Pala tjetër nuk ka bërë asgjë. Prishtina nuk ka respektuar asnjë pikë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.  Na thatë se gjithçka duhet të bënim ishte nënshkrimi I peticionin për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në komunat në veri, por edhe pas kësaj, ata nuk mbajnë zgjedhje. Qeveria e Kosovës po ndërmerr shpronësime në veri të Kosovës dhe kanë dërguar atje policë dhe ushtarë, megjithëse nuk kanë të drejtë”, u shpreh Vuçiq.

Ndërkaq ndërsa vlerësoi  se në një kohë që agresioni rus ndaj Ukrainës ka hyrë në vitin e  tij të tret, Macron theksoi se integrimi i Serbisë në BE ishte në interesin e të dy këtyre palëve.  Është e rëndësishme, tha Macron që Serbia të shprehet konkretisht për këtë zgjidhje, veçanërisht duke vepruar në përputhje me vendimet e politikës së jashtme evropiane. “Në këtë drejtim, presidenti francez vlerësoi pjesëmarrjen e Vuçiq në takimin e organizuar  nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.    

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

2 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

2 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

2 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

2 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

3 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

3 hours ago

This website uses cookies.