Vula dhe logoja e PD-së, Gjykata e Lartë e kthen për rishqyrtim në Apel me trupë tjetër gjykuese

PD

PD

Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatë e Apelit çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike, duke kërkuar gjykim me trupë tjetër gjykuese.

Në vendimin e marrë ditën e sotme (27 dhjetor), Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit më 3 mars të këtij viti, që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe e dërguan çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Lartë argumenton se në vendimin e 3 marsit të Apelit ka patur shkelje procedurale. Po ashtu, Gjykata e Lartë i kërkon Gjykatës së Apelit që të marrë një vendim nëse qëndrimi i Zhukrit, i cili konfirmoi Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimit, është apo jo i drejtë.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.  Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë. Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

‘Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese’”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë se më 25 mars të vitit 2022, gjyqtari Agron Zhukri miratoi ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit, ku u vendos shkarkimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së dhe kalimin e partisë te ish-kryeministri Sali Berisha.  

Por vendimi i 3 marsit në Gjykatën e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke e rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallën e parë, por me trupë tjetër gjykuese.

Por tashmë, me vendimin e Gjykatës së Lartë është Gjykata e Apelit që do të duhet të marrë një vendim se kujt i takon vula dhe logo e partisë më të madhe opozitare në vend.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.