Vullkani gati të shpërthejë, Islanda evakuon tre mijë banorë nga qyteti i Grindavik
Autoritetet në Islandë kanë evakuar rreth 3 mijë banorë nga qyteti i Grindavikut për shkak të frikës nga shpërthimi vullkanik.
Ekspertët kanë thënë se një sërë tërmetesh të ditëve të fundit në zonë vijnë nga përhapja e magmës nën tokë.
Zyra Meteorologjike e Islandës njoftoi se ekziston rrezik i madh i shpërthimit të vullkanit në gadishullin e Reikjanës, për shkak të sasisë së madhe të magmës nëntokësore dhe ritmit me të cilin po lëviz lënda vullkanike.
“Nuk mendoj se ka mbetur shumë kohë deri të shpërthimi, disa orë apo disa ditë. Rreziku i një shpërthimi [vullkanik] është rritur jashtëzakonisht,” tha për televizionin shtetëror RUV, Thorvaldur Thordarson, profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës.
Në rajonin e Reikjanës kanë ndodhur disa shpërthime vullkanike në zonat e papopulluara në vitet e fundit.
Reikjana është qendër vullkanike dhe sizmike në jugperëndim të kryeqytetit të Reikjavikut.
Në mars 2021, burimet e lavës shpërthyen në mënyrë spektakolare si pasojë e çarjes së tokës në një gjatësi rreth 500–750 metra, por fatmirësisht nuk krijoi dëmtime në zonat