Vullkani i Islandës shpërthen për herë të katërt në tre muaj, evakuohen banorët
Është shpallur në Islandën jugore gjendje e jashtëzakonshme për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Reykjanes, i katërti që nga dhjetori.
Mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani ndërsa llava ka arritur rreth qytetit të evakuuar të Grindavik, thanë mediat lokale.
Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, shpërthimi filloi pas orës 20:00 me orën lokale të shtunën midis Hagafell dhe Stora-Scogfell, në veri të Grindavik.
Pamjet e shpërthimit treguan re tymi dhe magmë të ndezur që rrjedhinnga vrimat në tokë. Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik dhe aeroportet e tjera rajonale nuk janë prekur nga shpërthimi ndersa hapësira ajrore e Islandës mbetet e hapur.