WhatsApp, tani mund të përdorni dy llogari në një telefon
Mark Zuckerberg ka njoftuar se së shpejti do të jetë e mundur që të ketë dy llogari në WhatsApp për të hyrë njëkohësisht nga i njëjti telefon.
Kjo veçori është e dobishme për njerëzit që kanë nevojë të kalojnë mes llogarive, për shembull nga puna në ato personale dhe që nuk duhet të dalin çdo herë, të mbajnë dy telefona ose të shqetësohen për dërgimin e një mesazhi nga “llogaria e gabuar”.
Funksioni i ri do të jetë i disponueshëm duke filluar nga versioni Android gjatë javëve të ardhshme. Pasi të jetë aktivizuar, mund të klikoni në faqen e cilësimeve të aplikacionit dhe më pas në shigjetën pranë emrit për të gjetur opsionin “Shto llogari”.
Çdo llogari do të ketë cilësimet e veta të privatësisë dhe njoftimeve, kështu që ju mund të zgjidhni të merrni sinjalizime nga njëra dhe jo nga tjetra, ndoshta nëse nuk doni të dëgjoni nga puna ose kompania kur jeni me pushime.
Funksioni i ri pason një përditësim nga fillimi i vitit, falë të cilit është e mundur të kesh të njëjtën llogari në platformë në pajisje të shumta, telefona inteligjentë, tabletë dhe kompjuterë, me një limit prej pesë hyrjesh në total.
Siç shpjegon Meta, për të krijuar një llogari të dytë, përdoruesit do t’i duhet një numër i dytë telefoni dhe një kartë tjetër SIM ose një telefon që mbështet shumë SIM ose eSIM, pra karta dixhitale./Ansa/