Wittkof: Putini i hapur për paqe të përhershme me Ukrainën

WhatsApp-Image-2025-04-15-at-09.14.50-696x392

 Presidenti rus, Vladimir Putin do të ishte i hapur për një marrëveshje të përhershme paqeje me Ukrainën, sipas asaj që i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff deklaroi në një intervistë me ”Fox News” të transmetuar sot në mëngjes.

Takimin e tij me liderin e Kremlinit, i treti që nga janari, të premten në Shën Petërburg, ai e përkufizoi si të dobishëm për t’i dhënë fund luftës gjatë tre viteve.

“Kërkesa e Putinit është të arrihet paqe e përhershme. Pra, përtej armëpushimit, ne morëm një përgjigje”, tha Witkoff, duke pranuar se “u desh pak kohë për të arritur deri në këtë pikë” dhe shtoi se ”në takimin e Shën Petërburgut ishin të pranishëm edhe nga dy këshilltarët kryesorë të Putinit, Yuri Ushakov dhe Kirill Dmitriev.

“Unë mendoj se ne mund të jemi në prag të diçkaje shumë, shumë të rëndësishme për të gjithë botën”, tha ai, pa specifikuar se çfarë dëshiron të arrijë Putini si kusht për paqen me Kievin.

Witkoff shtoi se marrëveshjet tregtare midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë gjithashtu pjesë e negociatave.

“Unë mendoj se ka një mundësi për të riformuar marrëdhëniet ruso-amerikane përmes disa mundësive tregtare shumë interesante, të cilat mendoj se mund të sjellin stabilitet të vërtetë edhe në rajon”, tha ai.

Trump thotë se po ushtron presion mbi Moskën dhe Kievin, por deri më tani nuk ka arritur të nxjerrë ndonjë lëshim të rëndësishëm nga Kremlini, pavarësisht negociatave të përsëritura midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë.

Dhe, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, ka pasur pak përparim domethënës në qëllimin kryesor të Trump për arritjen e një armëpushimi.

Muajin e kaluar, Putin hodhi poshtë një propozim të përbashkët SHBA-Ukrainë për një ndalim të plotë dhe të pakushtëzuar të konfliktit, ndërsa Kremlini e kushtëzoi armëpushimin e Detit të Zi me heqjen e disa sanksioneve perëndimore.

Dje, Trump akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se ”ka lënë të shpërthejë lufta”, por e korrigjoi më vonë pozicionin e tij duke e ndarë fajin me Putinin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.