Bota

Wittkof: Putini i hapur për paqe të përhershme me Ukrainën

 Presidenti rus, Vladimir Putin do të ishte i hapur për një marrëveshje të përhershme paqeje me Ukrainën, sipas asaj që i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff deklaroi në një intervistë me ”Fox News” të transmetuar sot në mëngjes.

Takimin e tij me liderin e Kremlinit, i treti që nga janari, të premten në Shën Petërburg, ai e përkufizoi si të dobishëm për t’i dhënë fund luftës gjatë tre viteve.

“Kërkesa e Putinit është të arrihet paqe e përhershme. Pra, përtej armëpushimit, ne morëm një përgjigje”, tha Witkoff, duke pranuar se “u desh pak kohë për të arritur deri në këtë pikë” dhe shtoi se ”në takimin e Shën Petërburgut ishin të pranishëm edhe nga dy këshilltarët kryesorë të Putinit, Yuri Ushakov dhe Kirill Dmitriev.

“Unë mendoj se ne mund të jemi në prag të diçkaje shumë, shumë të rëndësishme për të gjithë botën”, tha ai, pa specifikuar se çfarë dëshiron të arrijë Putini si kusht për paqen me Kievin.

Witkoff shtoi se marrëveshjet tregtare midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë gjithashtu pjesë e negociatave.

“Unë mendoj se ka një mundësi për të riformuar marrëdhëniet ruso-amerikane përmes disa mundësive tregtare shumë interesante, të cilat mendoj se mund të sjellin stabilitet të vërtetë edhe në rajon”, tha ai.

Trump thotë se po ushtron presion mbi Moskën dhe Kievin, por deri më tani nuk ka arritur të nxjerrë ndonjë lëshim të rëndësishëm nga Kremlini, pavarësisht negociatave të përsëritura midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë.

Dhe, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, ka pasur pak përparim domethënës në qëllimin kryesor të Trump për arritjen e një armëpushimi.

Muajin e kaluar, Putin hodhi poshtë një propozim të përbashkët SHBA-Ukrainë për një ndalim të plotë dhe të pakushtëzuar të konfliktit, ndërsa Kremlini e kushtëzoi armëpushimin e Detit të Zi me heqjen e disa sanksioneve perëndimore.

Dje, Trump akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se ”ka lënë të shpërthejë lufta”, por e korrigjoi më vonë pozicionin e tij duke e ndarë fajin me Putinin.

Blerti Delija

Recent Posts

Tani edhe një ”Barbie” kushton më shumë për amerikanët

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsumatorët së shpejti mund të përballen me rritje të…

25 minutes ago

Dita Botërore e Artit

15 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Artit, një festë për të promovuar zhvillimin,…

31 minutes ago

U sollën nga Italia në kampin e Gjadrit, emigrantët tentojnë dëmtimin e dhomave, futen në izolim

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur…

38 minutes ago

“A e kalon dot Oqeanin për në SHBA?”- Rama: Mos ma qaj hallin, e kaloj sa herë të dua

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm pyetjeve të qytetarëve të adresuara në…

41 minutes ago

Shtetasit kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta sa pretendojnë!

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë  gjatë një konference për shtyp…

43 minutes ago

Raporti evropian për gjendjen klimatike- Përmbytjet dhe stuhitë prekën mbi 400 mijë persona

Evropa u godit rëndë në vitin 2024 nga përmbytje dhe stuhi të fuqishme që prekën…

45 minutes ago