Xabi Alonso: Gabuam të gjithë, përfshirë edhe mua
Skuadra e trajnerit Xabi Alonso më në fund bie, bie atëherë kur nuk e donte, përballë një Atalante të hekurt, që i rrëmbeu trofeun evropian. Trajneri spanjoll ka folur pas finales së humbur në Dublin.
“Kjo dhemb, por ne duhet ta përdorim këtë dhimbje në një mënyrë pozitive. Është mjaft e jashtëzakonshme ajo që kemi arritur dhe duhet të jemi krenarë. Do të mësojmë. Kishim një shans të madh dhe vendosëm gjithçka sot, por nuk shkoi siç ishte planifikuar”.
“Ne nuk ishim në nivelin tonë më të mirë: të gjithë, përfshirë edhe mua. Kështu do të mësojmë nga sot. Do të jetë një sfidë, si t’i përgjigjemi disfatës dhe të përballemi me dhimbjen”.